Llogari për bizneset

Llogaria transaksione është llogari shumë – valutore e cila domosdoshmërish duhet të posedohet nga çdo individ, si edhe biznes. Llogaria transaksione shërben për evidentimin e çdo veprimi në denarë apo në valutë, të cilën e kryen biznesi në vend.

Llogaria transaksione mund të hapet nga të gjithë bizneset me seli në republikën e maqedonisë, ashtu si edhe nga biznese të huaja që konform rregullativës ligjore kanë statusin e rezidentit

  • Konfidenca Të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me llogarinë Tuaj transaksione janë rreptësishtë konfidenciale dhe ruhen në fshehtësi, të njëjtat mund T’ju deklarohen vetëm Juve ose personit që e keni autorizuar që të menaxhojë llogarinë Tuaj
  • Overdraft Me çeljen e llogarisë transaksione përfitoni mundësi për tejkalimin e lejuar të llogarisë Suaj
  • 24 orë Mundësi për të pasur në dispozicion paratë tuaja 24 orë, çdo ditë të javës, përmes shërbimit bankar elektronik.
  • Urdhëresa afatgjatë Çdo posedues i llogarisë transaksione në Eurostandard Banka ka mundësi për shfrytëzimin e urdhëresës afatgjate
  • Norma të privilegjuara të interesit Me çeljen e llogarisë transaksione në Eurostandard Banka, përfitoni mundësi për norma interesi të privilegjuara