Puna dokumentare garantuese

Puna __dokumentare garantuese__
GARANCITË NË DENARË

Garancia bankare përbën një instrument sigurie, me të cilin banka, si garantuese, lidhet me detyrimin për pagesën e një shumë të caktuar të të hollave në dobi të shfrytëzuesit të garancisë, derisa debitori brenda afatit të parashikuar nuk i përmbush ndonjë prej detyrimeve të parashtruara në garanci.

  • Garanci për të gjitha llojet e pagesave
  • Garanci për realizimin e mirë
  • Garanci për pjesëmarrjen e licitacionit
  • Garanci tenderimi
  • Garanci për kthimin e avancës së përfituar
  • Garanci për detyrimet në afatin e garantuar
  • Garanci doganore
  • Të gjitha llojet e garancive, konform nevojave të klientit
GARANCITË DEVIZORE

Garancitë devizore nostrom përbëjnë një instrument sigurie që jepet në dobi të biznesit të huaj. Me këtë instrument kompania e huaj përfiton garanci nga Banka që e ka dhënë garancinë, se do ta kompensojë në nivelin e shumës së garantuar, në rast se biznesi vendas nuk u përmbahet kushteve dhe afateve të përcaktuara.

  • Garanci në avance
  • Garanci për të gjitha llojet e pagesave
  • Garanci për pjesëmarrje në licitacion
  • Garanci për realizimin e mirë
  • Të gjitha llojet e garancive konform nevojave të klientit

Garancia devizore loro në të shumtën e rasteve arrin përmes mesazhit S.W.I.F.T. Sapo të konfirmohet autenticiteti i saj konstatohen edhe elementët e tjerë, cili është përdoruesi i garancisë dhe nëse është komitent i bankës, afati i skadencës, lënda e garancisë, kushtet e të tjera. Informohet më shkrim komitenti se është pranuar garancia loro në dobi të tij, me parashtrimin e njëkohshëm të kopjes së garancisë. Komitenti është i detyruar që pa asnjë vonesë ta lajmërojë Bankën nëse e pranon ose jo.