Këshilli drejtues i bankës

i Bankës Eurostandard
  • z.Goran Trajkovski
    2019 I emëruar në detyrën
    e Kryetarit të Bordit drejtues
    të Bankës Eurostandard
    z.Goran Trajkovski,
    Kryetari i Bordit drejtues

    Suksesi i zhdonjerit klient është edhe suksesi ynë!

    Karrierën në fushën e financave e ka filluar në Ministrinë e financave në vitin 2000, si Këshilltar i Ministrit për politikë tatimore dhe administratë, e njëkohësisht udhëhëq me Komisionin e shkallës të dytë për tatime dhe dogana.

    Me fillimin e procesit të denacionalizimit udhëheq me më shumë komisione, kurse me formimin e Këshillit për denacionalizim, bëhet edhe Kryetar i tij dhe fokusohet në emisionin e parë të obligacioneve nga denacionalizimi.

    Nga Ministria e financave kalon në Drejtorinë e të hyrave publike si Drejtor i Drejtorisë Rajonale Shkup, kurse paralelisht është anëtar dhe udhëheq me më shumë trupa qeveritare.

    Përvojën e tij profesionale e ndan dhe e mbindërton edhe në shtetet e rajonin si konsulent në fushën e të drejtës tatimore dhe TVSH.

    Gjatë periudhës të decentralizimit të vetqeverisjes lokale kthehet në Maqedoni dhe bëhet Sekretar i Qytetit të Shkupit, ku në tërësi e zbaton decentralizimin fiskal dhe i vendos tatimet lokale.

    Pjesën më të madhe të karrierës e kalon në Drejtorinë e të hyrave publike si Drejtor Gjeneral, dhe kjo periudhë është shënuar me reforma të mëdha në politikën tatimore, vendosje të sistemit të rrogave bruto, rregullimi i lojërave të fatit, forenzika financiare dhe procesi i tërësishëm i modernizimit të administratës tatimore.

    Pas largimit nga DHP kalon në pozitën e drejtorit në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, ku përkushtohet në harmonizimin e legjislacionit nacional me GDPR.

    Në bankën Eurostandard SHA Shkup, z. Trajkovski vjen në vitin 2019 në pozitën e drejtorit të Bordit drejtues.