Hyn në fuqi Ligji i ri për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Të nderuar,

Ju informojmë që nga data 07.07.2018, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, cila është arsyeja pse janë futur ndryshimet vijuese në punën e Bankës Eurostandard AD - Shkup:

- Në bazë të dispozitave të ligjit të sipërpërmendur, futet nevoja e identifikimit të domosdoshëm të  “Bartësit të një pozite publike” me të cilën të gjithë klientët ekzistues dhe të ardhshëm të bankës medoemos të plotësojnë një Deklaratë se janë Bartës të Pozitës Publike ose janë persona që kanë lidhje me Bartësit e Pozitave Publike (Persona politkisht të ekspozuar) dhe pastaj Banka, në bazë të vlerësimit të përshtatshëm të rrezikut, do të vendos për miratimin/vazhdimin e marrëdhënieve afariste me personin e caktuar.

- Futet identifikimi i domosdoshëm dhe regjistrimi i të gjithë personave fizik ose juridik që dëshirojnë të bëjnë/kryejnë një transaksion/shërbim në këtë Bankë në vlerë prej mbi 500 EUR, në kundërvlerë denarësh për të gjitha transaksionet (përfshi dhe transaksionet e transfertave të shpejta të parave). Identifikimi dhe verifikimi bëhet me dorëzimin e dokumetit personal përkatës të lëshuar nga organi kompetent shtetëror (letër-njoftim të vlefshëm/pasaportë për persona fizik; bilanci i gjendjes jo më i vjetër se 3 muaj për persona juridik), ndërsa regjistrimi i klientëve të rinj kryhet me plotësimin e Aplikacionit për regjistrim / përditësimi i klientit (person fizik dhe juridik) i cila është i qasshëm në faqen e internetit.

- Futet identifikimi dhe verifikimi i domosdoshëm i “pronarit të vërtetë” të personit juridik si parakusht i domosdoshëm pa të cilin Banka nuk mund t’i themelojë/vazhdojë marrëdhëniet afariste.

*BARTËS I POZITËS PUBLIKE

Definicioni i bartësve të pozitës publike dhe/ose personave lidhur me ta në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi në RM:
”Bartës të pozitave publike” janë persona fizik të cilët kanë pranuar osa iu është besuar një pozitë publike në Republikën e Maqedonisë ose në një shtet tjetër, si psh.:
а) presidentë të shteteve dhe qeverive, ministra, zëvendës ose ndihmës ministra,
b) përfaqësues të zgjedhur në pushtetin legjislativ,
c) gjykatës të gjykatave supreme ose kushtetuese ose bartës të tjerë të pozitave të larta të gjyqësorit, kundër vendimeve të së cilëve, përveç se në raste të jashtëzakonshme, nuk mund të shfrytëzohen mjete juridike,
ç) anëtarë të organeve të drejtimit të organeve dhe agjencive mbikëqyrëse dhe rregullatore, institucioni shtetëror për audit dhe anëtarë të bordit të bankës qendrore,
d) ambasadorë,
dh) oficerë të gradave të larta në forcat e armatosura (grada më të larta se koloneli),
e) persona të zgjedhur dhe emëruar në pajtim me ligjin dhe anëtarë të organeve të drejtimit dhe mbikëqyrjes së personave juridik, themelues nga shteti,
ë) persona me pozita në parti politike (anëtarë të organeve ekzekutive të partive politike),
f) persona të cilët kanë ose kanë mbajtur një pozitë të caktuar në organizata ndërkombëtare, si p.sh.: drejtorë, zëvendës drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese ose mbikëqyrëse ose funksione tjera ekuivalente, etj.) kryetarë komunash dhe kryetarë të këshillave komunal.
Për bartës të pozitave publike nga pika а) deri f) konsiderohen personat së paku dy vjet pas ndërprerjes së kryerjes së pozitës publike, ndërsa në bazë të vlerësimit paraprak të rrezikut nga subjektet.

Nocioni „bartës i pozitave publike“ përfshin dhe:
1) Pjesëtarë të familjes së bartësit të pozitës publike, edhe atë:
- bashkëshorti/ja ose personat me të cilët bartësi i pozitës publike jeton në bashkësi jashtëmartesore,
- fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre ose personat me të cilën fëmijët e bartës të pozitës publike janë në bashkësi jashtëmartesore ose,
- prindërit e bartësit të pozitës publike.
2) Personi i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i afërm i bartësit të pozitës publike është person fizik:
- për të cilin dihet se ka pronësi të përbashkët juridike ose të vërtet në bazë të personit juridik, ka lidhur kontrata ose ka themeluar lidhje të ngushta afariste me bartësin e pozitës publike ose,
- i cili është pronari i vërtetë i vetëm i personit juridik ose kanë aranzhim juridik për të cilën dihet se janë themeluar në dobi të bartësi të funksionit publik.



 

Со почит,
ЕУРОСТАНДАРД БАНКА АД СКОПЈЕ