Pagesa pa para të gatshme në Postat e Maqedonisë

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se shërbimi “pagesa pa para të gatshme brenda vendit” i Eurostandard Bank SHA Shkup tani ofrohet në 36 lokacione të reja në Postat e Maqedonisë. Në këtë mënyrë Eurostandard Bank SHA Shkup përpiqet që shërbimet e veta ti bëj sa më të kapshme për klientët, me qëllim që t’ua lehtësojë funksionimin e përditshëm, duke u kursyer kohën dhe paratë.

Shërbimi “pagesa pa para të gatshme” përfshin si më poshtë vijon:

  • Pranimin e dokumenteve për hapjen e një llogarie transaksione në denarë në emër të subjektit juridik,
  • Të gjitha llojet e transaksioneve pa para të gatshme,
  • Printimin e ekstrakteve/certifikatave,
  • Të dhënat për bllokimin e llogarisë

Njësitë e rrjetit të Postave të Maqedonisë ku ofrohet shërbimi “pagesa pa para të gatshme”:

Nr. Numri postar Lokacioni
1 1010 Shkup – Çair
2 1020 Shkup – Karposh
3 1040 Shkup – Maxhari
4 1050 Shkup – Draçevë
5 1060 Shkup – Gjorçe Petrov
6 1106 Shkup 6
7 1000 Shkup
8 1200 Tetovë
9 1230 Gostivar
10 6250 Kërçovë
11 6530 Makedonski Brod
12 1250 Dibër
13 6000 Ohër
14 6330 Strugë
15 7000 Manastir
16 7240 Demir Hisar
17 7310 Resnjë
18 7500 Prilep
Nr. Numri postar Lokacioni
19 7550 Krushevë
20 1400 Veles
21 1430 Kavadar
22 1440 Negotinë
23 1480 Gjevgjeli
24 2400 Strumicë 
25 2420 Radovish
26 2460 Vallandovë
27 2000 Shtip
28 2210 Probishtip
29 2220 Shën Nikollë
30 2300 Koçani
31 2310 Vinicë
32 2320 Dellçevë
33 2330 Berovë
34 1300 Kumanovë
35 1330 Kriva Pallankë
36 1360 Kratovë

Për ta përdorur shërbimin “pagesa pa para të gatshme brenda vendit” i Eurostandard Bank ju duhet të keni në bankën tonë llogari transaksione në denarë në emër të subjektit juridik. Për të hapur një llogari të tillë në një nga lokacionet më sipër të Postave të Maqedonisë ose në filialet e Eurostandard Bank duhet të dorëzoni dokumentet më poshtë:

  • Dokumentin e gjendjes korrente, që e lëshon Regjistri qendror i RM, jo më i vjetër se 3 muaj
  • Fotokopje të Formularit ZP, që e lëshon Regjistri qendror i RM, e cila duhet vërtetuar në noter
  • Dokument personal në emër të administratorit, pronarit ose personit të autorizuar

Të gjitha dokumentet e tjera për hapjen e një llogarie transaksione në denarë në emër të subjektit juridik mund t’i shkarkoni në ueb faqen e Eurostandard Bank, në linkun në vazhdim: eurostandard.com.mk/mk/ostanatiuslugi-pravni/smetki-pr#потребни-документи

 


Me respekt,
EUROSTANDARD BANK SHA SHKUP