Aplikim punësimi

__Aplikim__ punësimi

Resurset njerëzore janë një nga faktorët kryesorë që caktojnë konkurrencën e kompanive. Për këtë arsye Eurostandard Banka SHA Shkup i kushton një rëndësi të veçantë resurseve njerëzore, duke punësuar kuadrot më të mira, duke u kujdesur vazhdimisht dhe duke investuar për punonjësit nëpërmjet edukimeve profesionale, në drejtim të zhvillimit të tyre të vazhdueshëm dhe përparimit në karrierë.

PUNËSIMI NË BANKËN TONË ËSHTË NJË MUNDSI PËR TË QENË PJESË E NJË AMBIENTI PUNE DINAMIK, ZHVILLIMI TË PËRSHPEJTUAR PROFESIONAL DHE PËRSOSJEJE PROFESIONALE TË VAZHDUESHME.

Nëse ju intereson të bëheni pjesë e bazës së të dhënave të Bankës, duke pasur mundësi punësimi në të ardhmen, dërgoni aplikacionin tuaj/biografinë tuaj të shkurtër, bashkë me një letër motivimi, në formë elektronike në e-mailin:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në adresën në vazhdim: rr. „Nikolla Klusev“ nr.2 Shkup – Drejtoria e resurseve njerëzore.

Në rastet kur do të ketë nevojë për kuadro të reja, Banka do të selektojë aplikacionet e pranuara dhe personat e zgjedhur do të ftohen për intervistë.

Banka nuk ka për detyrë të njoftojë personat që kanë aplikuar, duke shprehur interesimin e tyre dhe duke marrë pjesë në formimin e bazës së kuadrove potenciale për t’u punësuar në Bankë.

Vërejtje:
Të gjitha aplikacionet e punësimit do të trajtohen si të dhëna konfidenciale. Në mbështetje të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me dorëzimin e aplikimit tuaj të punës për nevojat e Bankës Ju pranoni që të dhënat Tuaja personale gjatë procesit të selektimit të kuadrove. Banka garanton se të dhënat Tuaja personale, përveç rastit në fjalë, nuk do të përdoren për qëllime të tjera dhe nuk do t’u mundësohen personave ose subjekteve të treta.