EUROSTANDARD BANKA

ВО КРАТКО

 

Еуростандард Банка АД Скопје

Njerëzit në vend të parë, pastaj vjen fitimi!
Këto janë vlerat tona...


Bordi i parë drejtues
i bankës Eurostandard

Fillimi

Eurostandard Banka u formua si rezultat të vizionit të aksionarëve dhe themeluesve të saj, të cilët para më shumë vitesh detektuan nevojën e formimit të një tipi të ri banke në këto vende, bankë që do të veçohet nga bankat e tjera në treg për efikasitetin, fleksibilitetin, integritetin, orientimin drejt klientëve dhe kuptimin e nevojave të tyre.

 

Qëllimi

Ekipi që drejton Bankën ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve, familjeve, të rinjve, bizneseve të vogla dhe të mesme, por edhe klientëve korporativ, siguri dhe ndjenjën e përkushtimit lidhur me suksesin e tyre. Vendosmëria e menaxhmentit, por edhe punonjësve të Bankës, për të gjetur çdo ditë zgjidhje që do të jenë një lloj përgjigjeje e nevojave të klientëve tanë të respektuar është përparësia jonë më e madhe gjatë shërbimit të klientëve dhe punës me to. Fuqia jonë qëndron në profesionalizmin dhe kuadrot me përvojë, që punojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe në mbështetje të parimeve të privatësisë dhe besueshmërisë, për të siguruar shërbimet financiare më të mira në treg.

Strategjia

Planet strategjike të ekipit drejtues të Bankës rezultuan me vazhdimin e zhvillimit dhe forcimin e bankës në territorin e të gjithë vendit, duke zhvilluar produktet dhe shërbimet e Bankës dhe duke rritur numrin e ekspoziturave, por njëkohësisht edhe numrin e punonjësve të Bankës. Të qenit në hap me trendet moderne të sektorit bankar dhe me standardet e rrepta ndërkombëtare të këtij sektori, që sigurojnë shërbime të sigurta ligjore dhe cilësore, janë motivi ynë kryesor i punës dhe plotësimit të nevojave të qytetarëve dhe kompanive.

z.Nikollçe Petkoski

Ndjekja e trendeve moderne të sektorit bankar dhe standardeve të larta ndërkombëtare, që mundësojnë shërbime të sigurta ligjore dhe cilësore nënkupton motivin tonë kryesor të funksionimit dhe afrimit me nevojat e qytetarëve dhe kompanive


z.Nikollçe Petkoski,
Kryetari i
Bordit drejtues