Transfertë e shpejtë parash

Transfertë e __shpejtë__ parash

Western union është mënyra më e mirë për të dërguar dhe pranuar para. Mjetet financiare mund të pranohen në momentin e dërgimit të tyre. Western union përdor teknologjinë më të sofistikuar dhe një rrjet kompjuterik të vetëm, që është zhvilluar në mbarë botën, i cili mundëson realizim pagesash në më shumë se 200 vende në të gjithë botën.

Servisi WESTERN UNION MONEY TRANSFER garanton siguri dhe efikasitet momental

  • Dërgimi i parave Plotësoni formularin „Dërgimi i parave“ i Western Union në një nga ekspoziturat e Eurostandard Banka dhe pastaj dorëzojeni këtë formular tek personi përgjegjës i ekspoziturës, bashkë me dokumentin e identifikimit dhe shumën e parave që doni t’i dërgoni. Pasi të fitoni një vërtetim me numër kontrolli, si provë që vërteton pranimin dhe lejimin e kërkesës Suaj, njoftoni pranuesin e transfertës, të cilit duhet t’ia tregoni patjetër numrin e kontrollimit. Pranuesi, emrin e të cilit e keni shënuar në formular, mund të tërheq para në të njëjtin moment pasi t’ia tregoni numrin e kontrollimit.
  • Pranimi i parave Pasi të njoftoheni nga ana e dërguesit lidhur me transfertën e parave, shumën e saj dhe kohën e dërgimit të tyre, drejtohuni në një nga ekspoziturat e Eurostandard Banka dhe plotësoni formularin „Pranimi i parave“. Në formular shënoni vendi nga i cili duhet të vijnë paratë, emrin e dërguesit, shumën që prisni dhe numrin e kontrollimit. Formularin e plotësuar duhet t’ia jepni personit përgjegjës të ekspoziturës, të cilit duhet t’i dërgoni edhe një dokument identifikimi. Në rast se të dhënat e shënuara nga ana e dërguesit do të përputhen me të dhënat Tuaja, personi përgjegjës i ekspoziturës do t’ju jap paratë menjëherë.