Llogaritë e individëve

Llogaria transaksione është një llogari shumëvalutore të cilën duhet ta posedojë çdo individ dhe çdo biznes. Llogaria transaksione shërben për evidentimin e çdo xhiroje në denarë ose në deviza që do të realizohet nga një individ brenda vendit.

Si të hapni një llogari? Merrni me vete një dokument identifikimi dhe urdhëroni në ekspoziturën më të afërt të Eurostandard banka

  • Konfidenca Të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me llogarinë Tuaj transaksione janë rreptësishtë konfidenciale dhe ruhen në fshehtësi, të njëjtat mund T’ju deklarohen vetëm Juve ose personit që e keni autorizuar që të menaxhojë llogarinë Tuaj.
  • Kartë Maestro falas Me çeljen e llogarisë transaksione në Eurostandard Banka përfitoni mundësi për të fituar një kartë debiti Maestro.
  • Norma të privilegjuara të interesit Me çeljen e llogarisë transaksione në Eurostandard Banka, përfitoni mundësi për norma interesi të privilegjuara.
  • Urdhëresa afatgjatë Çdo posedues i llogarisë transaksione në Eurostandard Banka ka mundësi për shfrytëzimin e urdhëresës afatgjate.
  • Tejkalimi i limitit Me hapjen e llogarisë transaksione Ju fitoni mundësinë për të tejkaluar limitin e lejuar në shumën e tre rrogave.

HAPJA E LLOGARISË

  • Një llogari transaksione në Eurostandard Banka mund të hap çdo individ, shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe individët-shtetas të huaj, të cilët në mbështetje të rregullativë ligjore gëzojnë statusin e personave rezidentë.