Shërbimet Me Letrat Me Vlerë

Ne ndërmjetësojmë gjatë blerjes dhe shitjes së letrave me vlerë në bursën vendase

TREGTIMI I LETRAVE ME VLERË BËHET ÇDO DITË
PUNE NGA ORA 09:00 DERI NË ORËN 13:00

  • Përse të investoni në letrat me vlerë? Keni mundësi për të siguruar fitime, mundësi për diversifikimin e rrezikut të investimeve, norma interesi të ulëta për depozitat bankare
  • Si të investoni në letrat me vlerë? Me lidhjen e një kontrate Ju mund të dorëzoni mandate për blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë
  • Procedura është e thjeshtë Procedura e blerjes dhe shitjes së letrave me vlerë është e thjeshtë dhe mund të realizohet direkt në ambientet e shtëpisë brokere ose me faks
  • Informim i rregullt Ju do të informoheni rregullisht me lëvizjet e çmimeve të letrave me vlerë në treg, me të gjitha informatat e publikuara për kompanitë që mund të gjenden në Bursën vendase, me të gjitha transaksionet në llogarinë Tuaj dhe me gjendjen momentale të portfoliosë suaj
  • Përse duhet t’u besoni brokerave tanë? Përvojë e barabartë me ekzistimin e Bursës vendase, realizim i shpejtë dhe efikas i mandateve Tuaja, informim i rregullt lidhur me lëvizjet e tregut
  • Këshilla Këshilla Ne do t’ju këshillojmë lidhur me zgjedhjen e investimeve, me statusin e portfolios suaj dhe do t’ju japim informata lidhur me pmimet korrente të letrave me vlerë
  • Blerja Në rastet e blerjes së letrave me vlerë paraprakisht duhen paguar mjetet e nevojshme për blerjen e tyre, përfshirë provizionet, në llogarinë e klientit pranë Eurostandard Banka SHA Shkup pranë BPRM me nr.100000070037052, duke shënuar qëllimin: „për blerjen e letrave me vlerë për klientin me nr.“
  • Shitja Në rastet e shitjes së letrave me vlerë, nga shuma e letrave të shitura me vlerë do të zbritet shuma e nevojshme për provizionet dhe shuma neto do të derdhet në llogarinë Tuaj transaksione ditën e tretë të punës, llogaritur nga dita e lidhjes së transaksionit (Т+3)

 

Eurostandard Banka SHA Shkup, në mbështetje të nenit 94 të Ligjit mbi letrat me vlerë, ofron shërbimet në vazhdim që kanë të bëjnë me letrat me vlerë:
а) merret me blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë me kërkesë dhe për llogarinë e klientit
b) merret me blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë në emër dhe për llogarinë e bankës
c) merret me administrimin e portfolios së letrave me vlerë, me kërkesë dhe për llogarinë e klientëve individual
ç) realizon transaksionet dhe aktivitetet për llogarinë e subjektit që lëshon letrat me vlerë, që nevojiten për një ofertë të suksesshme të letrave me vlerë, pa blerjen e detyrueshme të letrave me vlerë që nuk janë shitur
d) realizon transaksionet dhe aktivitetet për llogarinë e subjektit që lëshon letrat me vlerë, që nevojiten për një ofertë të suksesshme të letrave me vlerë, me ose pa blerjen e detyrueshme të letrave me vlerë që nuk janë shitur
dh) vepron në cilësinë e mbrojtësit në rastet e kotacionit
е) jep këshilla lidhur me investimet
ë) realizon transaksionet dhe aktivitetet për llogarinë e subjekteve të treta, që nevojiten për marrjen ose përthithjen e një shoqërie aksionare, në mbështetje të Ligjit për përthithjen e shoqërive aksionare
f) ruajtje të letrave me vlerë, që nënkupton hapjen dhe mbajtjen e llogarive me letra me vlerë në emër të bankës dhe për llogarinë e klientëve pranë depozitarit,  hapjen dhe mbajtjen e llogarive me letra me vlerë në edhe emër të klientëve që nuk janë pronarë të letrave me vlerë, për llogarinë e klientëve të tyre dhe shërbime të tjera me letra me vlerë me kërkesë të klientëve (pagesë të kërkesave të arritura të subjekteve që i kanë lëshuar, në mbështetje të letrave të arritura me vlerë, kamatave dhe dividendëve për llogarinë e pronarëve të letrave me vlerë, njoftime lidhur me mbledhjet e aksionarëve dhe përfaqësim në mbledhjet përkatëse, pagesë të detyrimeve tatimore të klientit në bazë të letrave me vlerë që zotërohen nga subjekti përkatës, etj)
g) pranim dhe transferim të mandateve për blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë në tregjet e huaja të letrave me vlerë
gj) ofron shërbime të tjera për subjektet që lëshojnë letrat me vlerë.