Risi Thesar Ditë E Natë

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se Eurostandard Banka e prezanton shërbimin 24-orësh, Thesari ditë e natë,  përmes së cilit konsumatorët e biznesit do të mund t’i depozitojnë paratë e tyre në bankë në çdo kohë.

Ky shërbim i ri,  konsumatorëve të biznesit të bankës, do t’u mundësojë zgjidhje praktike për punë me paratë e tyre të përditshme, ndërsa me këtë gjë edhe shfrytëzim më efikas të kohës së punës dhe realizim në kohë të detyrimeve për operacionet pagesore. Thesari ditë e natë paraqet një aparat-kasafortë vetë-shërbyes në të cilin konsumatorët e biznesit do të mund t’i depozitojnë ose arkëtojnë paratë e tyre, në monedhë vendase dhe në vend të sigurt, si dhe atëherë kur atyre më shumë iu përshtatet. Veçanërisht është i përshtatshëm për të gjithë konsumatorët e biznesit që posedojnë para të gatshme, ndërsa orari i tyre i punës nuk  korrespondon me orarin e punës së bankës.

Depozitimi i parave në thesarin ditë e natë kryhet përmes futjes së parave të gatshme në kasafortën e sigurt, përmes vrimës së jashtme të sigurisë (arka), që përdoret me ndihmën e kartës elektronike, të cilën do ta merr çdo shfrytëzues i këtij shërbimi për identifikimin e tyre. Mjetet e depozituara do të jenë në dispozicion të shfrytëzuesit të thesarit ditë e natë në llogarinë e tij të transaksionit, ditën e nesërme të punës.

Për funksionim të papenguar dhe të sigurt të thesarit ditë e natë, Banka i ka ndërmarrë masat adekuate të sigurisë për mbrojtje, ndërsa në fillim, shërbimi Thesari ditë e natë do të jetë i qasshëm vetëm në zyrën qendrore të bankës.

Ky shërbim promotiv do të  jetë falas deri në fund të vitit 2017.


 


Me respekt,
EUROSTANDARD BANKA AD SHKUP