SMS banking falas

Promocion veror i Eurostandard banka – SMS banking falas

Eurostandard banka këtë verë për të gjithë klientët e saj, në formë promocioni, mundëson përdorimin falas të shërbimit SMS banking. Përdoruesit e këtij shërbimi kanë mundësi të fitojnë informata me SMS në telefonat e tyre celularë lidhur me ndryshimin e gjendjes së llogarive transaksione dhe gjithashtu të njoftohen me kohë për çdo transaksion që do të bëhet brenda ose jashtë vendit. Promocioni filloi më një qershor dhe do të vazhdojë deri më një shtator të këtij viti.

СМС банкарство

“Shërbimi SMS banking i Eurostandard banka ka për qëllim të lehtësojë funksionimin e përditshëm të klientëve tanë, duke u ofruar mundësinë të kontrollojnë gjendjen e kartelave 24 orë në ditë dhe në këtë mënyrë të pengohet çfarëdo lloj keqpërdorimi. Kjo është me shumë rëndësi sidomos gjatë periudhës së verës, kur një pjesë e madhe e klientëve tanë shfrytëzojnë pushimet vjetore dhe udhëtojnë dhe për këtë arsye nuk janë në gjendje të kontrollojnë me lehtësi dhe shpejtësi gjendjen e llogarive të tyre, kudo që të ndodhen” - thanë përfaqësuesit e Eurostandar banka.

Shërbimi SMS banking ofrohet për të gjithë individët dhe subjektet juridike, klientë të bankës, me aplikimin e një kërkese në cilindo nga filialet e bankës.



EUROSTANDARD BANKA SHA SHKUP