Eurostandard banka filloi Aksionin për të ndihmuar Rajonet e vërshuara

Eurostandard Banka me moton „MAQEDONIA KA NEVOJË PËR NDIHMËN TËNDE“ u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në aksionin humanitar që ka për qëllim të ndihmojë popullatën e rajoneve të prekura nga vërshimet

05.02.2015, Shkup. Eurostandard Banka me një donacion të vetin dhe me donacionin e punonjësve të saj filloi aksionin humanitar që ka për qëllim të ndihmojë popullatën e rajoneve të prekura nga vërshimet në Maqedoni. Banka për këtë qëllim dërgoi një ton ujë në shishe në zonat e prekura nga vërshimet, ndërsa punonjësit e saj dhuruan nga një mëditje. Mjetet në fjalë, me ndihmën e Kryqit të Kuq të Maqedonisë, do të shfrytëzohen për të ndihmuar popullatën e prekur nga vërshimet.

Me moton „Maqedonia ka nevojë për ndihmën tënde“, Banka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të përfshihen në aksionin humanitar dhe të dhurojnë mjete në llogari të cilën Banka e hapi posaçërisht për këtë aksion.

Еуростандард Банка донира!

„Në këto momente është me rëndësi që secili nga ne të përfshihet në aksionin humanitar që ka për qëllim të ndihmojë rajonet e prekura nga vërshimet, duke ndihmuar varësisht mundësisë. Si një bankë, ne ndjejmë përgjegjësinë për të ndihmuar qytetarët e këtyre rajoneve dhe të mundësojmë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë me të cilën qytetarët do të jenë në gjendje të dhurojnë mjete që të sigurohen sa më shumë ndihma për popullatën e prekur nga vërshimet që ndodhën në vendin tonë.

Eurostandard Banka për këto arsye hapi xhirollogarinë 370011200006379, në të cilën qytetarët mund të paguajnë donacionet e tyre. Eurostandard Banka për të gjithë klientët mundëson transfertë të shpejtë mjetesh nga llogaritë e tyre transaksione në llogarinë e donacioneve, nëpërmjet shërbimit e-banking.
Punonjësit tanë ishin të parët që u përfshinë në aksionin humanitar duke ndarë nga një mëditje nga rrogat e tyre, që do të shfrytëzohen për të ndihmuar rajonet e prekura nga vërshimet, që në fakt është një shembull i mirë dhe për këtë arsye ne shpresojmë të inspirojmë të gjithë qytetarët e vendit tonë të marrin pjesë në aksionin humanitar për të ndihmuar brenda mundësive të tyre“.

Корисник на средствата кои ќе бидат собрани на сметката на Еуростандард банка за донации е Црвениот крст на РМ. Според Црвениот крст во прв момент најпотребно е во погодените подрачја да се испрати чиста вода за пиење и средства за хигиена и дезинфекција, додека во понатамошните фази ќе бидат потребни финансиски средства за санација на последиците од поплавите.

 

DHURO EDHE TI!


Me respekt,

EUROSTANDARD BANKA SHA SHKUP