Последни Новости

Последни Новости (44)

Secili është artist më vete!

 

Me moton „Bëj art„ Banka Eurostandard edhe sivjet mbështeti edicionin e 58 të Festivalit „Vera e Ohrit“.

Deri më datën 20 gusht Ohri do të jetojë 40 ditët e tij me emocionet që i mundëson Festivali.

Mbi 800 artistë që vijnë nga 27 vende të ndryshme do të luajnë muzikë, aktrojnë, do të krijojnë në skenat e festivalit, do të marrin pjesë emra të njohur të botës së muzikës, por edhe produksione me projekte të shkëlqyera drame.

Gjatë netëve të festivalit “Vera e Ohrit” do të mundësojë një gërshetim të shkëlqyer muzike, teatri dhe arti në përgjithësi.

 

Bëhuni edhe ju pjesë e këtij evenimenti!

Klauzola devizore fshihet duke

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2018 nga Kontratat e kredive konsumatore për individët fshihet klauzola valutore me përmbajtjen në vazhdim:

„Përdoruesi është dakord që në rastet e ndryshimit ose rritjes së kursit të mesëm të denarit në raport me EURON për më shumë se 2% sipas listës indikative të këmbimit e BPRM, Banka/kreditori të risë shumën e pjesës së papaguar ose të pakthyer të kredisë, me normën përkatëse prej 2%. Në një rast të tillë Banka/kreditori do të caktojë një shumë të re të detyrimeve mujore. Indeksimi – Harmonizimi do të bëhet në fund të vitit ose gjatë kohës së përdorimit të kredisë, shlyerjes ose maturimit të kredisë. Për rritjen e këtij lloji (harmonizimin) Banka/kreditori do të detyrojë Përdoruesin me evidentimin e ndryshimit në regjistrat e saj/tij në ditën e ndryshimit dhe për këtë qëllim do ta njoftojë përdoruesin me shkrim."

 

 

Me respekt,
EUROSTANDARD BANK SHA SHKUP

M-banking

Të nderuar klientë,

Banka Eurostandard SH.A. e futi në përdorim aplikacionin falas për veprime bankare mobile M-banking. E njëjta iu mundëson përdorim falas të gjithë personave fizik dhe juridik, nivel më të lartë të mbrojtjes, informacione më të reja, lista të kursit të këmbimit, promocione, lokacione, si dhe mundësi për kryerjen e të gjitha pagesave tuaja me shpenzime më të ulëta.

M-banking e bankës Eurostandard mund të përdoret në tableta dhe celularë me sistem operativ iOS dhe Android.

 

button app store button google play

 

Kyçja në këtë aplikacion bëhet me emrin dhe fjalëkalimin e përdoruesit të cilët i krijoni vetë përmes shfrytëzimit të shërbimit ekzistues për veprime bankare elektronike apo e-Banking.

Vetëm me një klikim, kudo që të jeni në çdo kohë, me aplikacionin për veprime bankare mobile, banka Eurostandard është gjithnjë në pëllëmbën e dorës suaj.

SHPEJTË, LEHTË DHE SIGURT!

Për më shumë informacione, klikoni këtu.

 

 

Me respekt,
BANKA EUROSTANDARD SH.A SHKUP

Risi Thesar Ditë E Natë

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se Eurostandard Banka e prezanton shërbimin 24-orësh, Thesari ditë e natë,  përmes së cilit konsumatorët e biznesit do të mund t’i depozitojnë paratë e tyre në bankë në çdo kohë.

Ky shërbim i ri,  konsumatorëve të biznesit të bankës, do t’u mundësojë zgjidhje praktike për punë me paratë e tyre të përditshme, ndërsa me këtë gjë edhe shfrytëzim më efikas të kohës së punës dhe realizim në kohë të detyrimeve për operacionet pagesore. Thesari ditë e natë paraqet një aparat-kasafortë vetë-shërbyes në të cilin konsumatorët e biznesit do të mund t’i depozitojnë ose arkëtojnë paratë e tyre, në monedhë vendase dhe në vend të sigurt, si dhe atëherë kur atyre më shumë iu përshtatet. Veçanërisht është i përshtatshëm për të gjithë konsumatorët e biznesit që posedojnë para të gatshme, ndërsa orari i tyre i punës nuk  korrespondon me orarin e punës së bankës.

Depozitimi i parave në thesarin ditë e natë kryhet përmes futjes së parave të gatshme në kasafortën e sigurt, përmes vrimës së jashtme të sigurisë (arka), që përdoret me ndihmën e kartës elektronike, të cilën do ta merr çdo shfrytëzues i këtij shërbimi për identifikimin e tyre. Mjetet e depozituara do të jenë në dispozicion të shfrytëzuesit të thesarit ditë e natë në llogarinë e tij të transaksionit, ditën e nesërme të punës.

Për funksionim të papenguar dhe të sigurt të thesarit ditë e natë, Banka i ka ndërmarrë masat adekuate të sigurisë për mbrojtje, ndërsa në fillim, shërbimi Thesari ditë e natë do të jetë i qasshëm vetëm në zyrën qendrore të bankës.

Ky shërbim promotiv do të  jetë falas deri në fund të vitit 2017.


 


Me respekt,
EUROSTANDARD BANKA AD SHKUP

Pagesa pa para të gatshme në Postat e Maqedonisë

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se shërbimi “pagesa pa para të gatshme brenda vendit” i Eurostandard Bank SHA Shkup tani ofrohet në 36 lokacione të reja në Postat e Maqedonisë. Në këtë mënyrë Eurostandard Bank SHA Shkup përpiqet që shërbimet e veta ti bëj sa më të kapshme për klientët, me qëllim që t’ua lehtësojë funksionimin e përditshëm, duke u kursyer kohën dhe paratë.

Shërbimi “pagesa pa para të gatshme” përfshin si më poshtë vijon:

  • Pranimin e dokumenteve për hapjen e një llogarie transaksione në denarë në emër të subjektit juridik,
  • Të gjitha llojet e transaksioneve pa para të gatshme,
  • Printimin e ekstrakteve/certifikatave,
  • Të dhënat për bllokimin e llogarisë

Njësitë e rrjetit të Postave të Maqedonisë ku ofrohet shërbimi “pagesa pa para të gatshme”:

Nr. Numri postar Lokacioni
1 1010 Shkup – Çair
2 1020 Shkup – Karposh
3 1040 Shkup – Maxhari
4 1050 Shkup – Draçevë
5 1060 Shkup – Gjorçe Petrov
6 1106 Shkup 6
7 1000 Shkup
8 1200 Tetovë
9 1230 Gostivar
10 6250 Kërçovë
11 6530 Makedonski Brod
12 1250 Dibër
13 6000 Ohër
14 6330 Strugë
15 7000 Manastir
16 7240 Demir Hisar
17 7310 Resnjë
18 7500 Prilep
Nr. Numri postar Lokacioni
19 7550 Krushevë
20 1400 Veles
21 1430 Kavadar
22 1440 Negotinë
23 1480 Gjevgjeli
24 2400 Strumicë 
25 2420 Radovish
26 2460 Vallandovë
27 2000 Shtip
28 2210 Probishtip
29 2220 Shën Nikollë
30 2300 Koçani
31 2310 Vinicë
32 2320 Dellçevë
33 2330 Berovë
34 1300 Kumanovë
35 1330 Kriva Pallankë
36 1360 Kratovë

Për ta përdorur shërbimin “pagesa pa para të gatshme brenda vendit” i Eurostandard Bank ju duhet të keni në bankën tonë llogari transaksione në denarë në emër të subjektit juridik. Për të hapur një llogari të tillë në një nga lokacionet më sipër të Postave të Maqedonisë ose në filialet e Eurostandard Bank duhet të dorëzoni dokumentet më poshtë:

  • Dokumentin e gjendjes korrente, që e lëshon Regjistri qendror i RM, jo më i vjetër se 3 muaj
  • Fotokopje të Formularit ZP, që e lëshon Regjistri qendror i RM, e cila duhet vërtetuar në noter
  • Dokument personal në emër të administratorit, pronarit ose personit të autorizuar

Të gjitha dokumentet e tjera për hapjen e një llogarie transaksione në denarë në emër të subjektit juridik mund t’i shkarkoni në ueb faqen e Eurostandard Bank, në linkun në vazhdim: eurostandard.com.mk/mk/ostanatiuslugi-pravni/smetki-pr#потребни-документи

 


Me respekt,
EUROSTANDARD BANK SHA SHKUP

Merrni para pa provizion

Të dashur klientë,

Ju njoftojmë se në të gjitha ATM-të ku është vendosur logoja e Kasis, Ju mund të merrni para pa paguar provizion. Ky shërbim për momentin, përveç, ATM-ve të Eurostandard Banka, ofrohet edhe në ATM-të e Uni Banka dhe Kapital Banka.

Maestro


Me respekt,
EUROSTANDARD BANKA SHA SHKUP

Kartelë dhe SMS bankieri falas!

Nuk e dini ku të shkoni me pushime? Nuk e dini sa do ju kushtojë? Nuk e dini a mund t’i lejoni vetvetes një gjë të tillë?

os u shqetësoni! Me ofertën e re verore të Eurostandar bank, Ju do të fitoni kartën Maser kard dhe SMS banking falas, që të informoheni me gjendjen e llogarisë suaj, kudo që të ndodheni.

Mos u mendoni shumë! Me këtë ofertë të vetmen gjë që duhet ta bëni është të zgjidhni vendin e dëshiruar dhe të shijoni verën!

Letna ponuda

Tetori është muaji i kursimit!

Denarë dhe valuta të huaja, persona fizik dhe juridik, interes mujor dhe vjetor...

Nëse deri më tani nuk keni kursyer, ky muaj paraqet mundësi të shkëlqyeshme që të përcaktoheni për ndonjë prodhim kursimi të Eurostandard bankës.

Krijoni shprehi dhe filloni të kurseni...


Октомври е месец на штедење!


Me respekt,
EUROSTANDARD BANKA AD SHKUP

SMS banking falas

Promocion veror i Eurostandard banka – SMS banking falas

Eurostandard banka këtë verë për të gjithë klientët e saj, në formë promocioni, mundëson përdorimin falas të shërbimit SMS banking. Përdoruesit e këtij shërbimi kanë mundësi të fitojnë informata me SMS në telefonat e tyre celularë lidhur me ndryshimin e gjendjes së llogarive transaksione dhe gjithashtu të njoftohen me kohë për çdo transaksion që do të bëhet brenda ose jashtë vendit. Promocioni filloi më një qershor dhe do të vazhdojë deri më një shtator të këtij viti.

СМС банкарство

“Shërbimi SMS banking i Eurostandard banka ka për qëllim të lehtësojë funksionimin e përditshëm të klientëve tanë, duke u ofruar mundësinë të kontrollojnë gjendjen e kartelave 24 orë në ditë dhe në këtë mënyrë të pengohet çfarëdo lloj keqpërdorimi. Kjo është me shumë rëndësi sidomos gjatë periudhës së verës, kur një pjesë e madhe e klientëve tanë shfrytëzojnë pushimet vjetore dhe udhëtojnë dhe për këtë arsye nuk janë në gjendje të kontrollojnë me lehtësi dhe shpejtësi gjendjen e llogarive të tyre, kudo që të ndodhen” - thanë përfaqësuesit e Eurostandar banka.

Shërbimi SMS banking ofrohet për të gjithë individët dhe subjektet juridike, klientë të bankës, me aplikimin e një kërkese në cilindo nga filialet e bankës.



EUROSTANDARD BANKA SHA SHKUP

Поддршка за лицата со аутизам

Еуростандард Банка со поддршка за лицата со аутизам, АДХР и Аспергеров синдром „Во Мојот Свет“

На 19.05.2016 година, Еуростандард банка донираше финансиски средства за поддршка на активностите на Здружението на граѓани за третман на лицата со Аутизам, АДХД и Аспергеров синдром „Во мојот свет“. Средствата од оваа донација ќе бидат искористени пред сѐ за издавање на списанието „Досие сино“ кое здружението го печати неколку пати годишно со цел да ги информира и едуцира сите оние кои се соочуваат со аутизмот, АДХД или аспергеровиот синдром, во рамките на своето семејство или пошироко.

Целта на оваа донација е да дадеме свој придонес кон јакнењето на свеста на јавноста за аутизмот кој како синдром се позачестено се јавува кај малите деца. Работата на здружението „Во мојот свет“ е од големо значење за поддршка, информирање и едуцирање на лицата со овие синдроми и нивните семејства и од таа причина Еуростандард банка сесрдно ја прифати можноста да го поддржи нивното работење.

Списанието Досие сино започна да се издава од 2014 година и истото содржи научни текстови и објаснувања на стручни лица со долгогодишно искуство за третманот на овие синдроми во Република Македонија и во светот.


Со почит,
ЕУРОСТАНДАРД БАНКА АД СКОПЈЕ

Regjistrohu për këtë RSS