Kredi me hipotekë mbi depozitën

Kredi me __hipotekë__ mbi depozitën
  • Kredi automjeti

    Shuma e dëshiruar 30.000 den.

    Numri i muajve 12

    Norma e interesit

    7.26 %

    Anuitet mujor

    6.342

    Shuma që duhet kthyer

    107.822

    Totali i normës së interesit

    7.822

  • Линкови десно

Kredi konsumatore me vënien e një hipoteke mbi depozitën në denarë ose në deviza

Nëse në Bankë keni një depozitë të afatizuar dhe keni nevojë për mjete financiare, Ju mund të fitoni kredi me kushtet më të mira. Kredia me vënien e një hipoteke mbi depozitën është mënyra më e mirë për të investuar dhe për të siguruar mjetet Tuaja njëkohësisht.

Për kredinë konsumatore instant pa garantorë mund të aplikoni duke zgjedhur sipas dëshirës ose mundësive shumën, afatin dhe mënyrën e shlyerjes së kredisë.

  • Kushtet më të mira Me vënien e një hipoteke mbi depozitën në denarë ose në deviza, Ju do të fitoni kushtet më të mira për aprovimin e kredisë.
  • 3,0% në nivel vjetor Norma më e ulët e interesit prej vetëm 3,0% në nivel vjetor.
  • Pagesë e shpejtë Pas aprovimit të kredisë mjetet mund t’i fitoni menjëherë në llogarinë Tuaj transaksione.
  • Pa limit Me vënien e një hipoteke mbi depozitën, shuma e kredisë mund të jetë pa limit.
  • Мaestrо - kartë debiti Gjatë aplikimit për Kredi me vënien e një hipoteke, Ju do të fitoni falas kartën e debitit Maestro.

Karakteristikat e kredisë

  • Shumë maksimale deri në 95% të depozitës së afatizuar mbi të cilën do të vendoset hipoteka.
  • Afati i shlyerjes deri në skadimin e periudhës së afatizimit të depozitës mbi të cilën është vendosur hipoteka.
  • Norma e interesit: deri në 2-3 pikë procentuale mbi normën e interesit që zbatohet për përllogaritjen e interesit të depozitës së afatizuar dhe ndryshon sipas ndryshimit të normës së interesit të depozitës që shërben si sigurim;
  • Kamata e vonesës do të jetë e barabartë me normën e kamatës ligjore të vonesës.
  • Komisione fikse për administrimin e kredisë deri në 0,3% të shumës së kredisë ose të paktën 500 denarë.

Sigurimi

  • Kontratë për vënien e një hipoteke mbi depozitën monetare.
  • Deklaratë e parevokueshme me të cilën do të deklaroni që depozita mund të përdoret për shlyerjen e plotë të kredisë.

E drejta e përdorimit

  • Individët shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet e nevojshme

  • Kërkesë për aprovimin e kredisë me vënien e një hipoteke mbi depozitën monetare.