Kredia konsumatore relaks

-
Kredi automjeti
Norma e interesit
7.8 %
9.9 %
Anuitet mujor
6.342
5.163
Shuma që duhet kthyer
107.822
63.169
Totali i normës së interesit* vlerat e dy viteve të para
7.822
3.169
SVT prej 7.822 %.
*Mbi normën e SVT ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë përfshirë në përllogaritjen e SVT, norma interkalare e interesit dhe shuma e normës nominale të interesit.
-
Линкови десно
Kredi konsumatore me periudhë grejs dhe pa garantorë
Të blesh me një buxhet të limituar do të thotë të bësh kompromis midis dëshirave dhe mundësive. Me kredinë RELAKS e Eurostandard Banka Ju mund të fitoni kredi pa garantorë dhe një periudhë grejs prej 6 muaj.
Për kredinë konsumatore instant pa garantorë mund të aplikoni duke zgjedhur sipas dëshirës ose mundësive shumën, afatin dhe mënyrën e shlyerjes së kredisë.
- Periudha grejs Me kredinë Relaks Ju fitoni mundësinë për të pasur një periudhë grejs prej 6 muaj.
- Pa garantorë Mundësi për të marrë një kredi shuma e të cilës mund të arrijë deri në 300,000 denarë pa garantorë, ndërsa për shumat deri në 800,000 denarë duhet siguruar një garantor.
- Rifinancimi Mundësi për rifinancimin e kredive dhe kartave pa pagesa plotësuese.
- Pagesë e shpejtë Pas aprovimit të kredisë mjetet mund t’i fitoni menjëherë në llogarinë Tuaj transaksione.
- Мaestrо - kartë debiti Gjatë aplikimit për Kredi konsumatore Relaks, Ju do të fitoni falas kartën e debitit Maestro.
Karakteristikat e kredisë
- Shumë maksimale deri në 800.000 denarë, varësisht aftësisë së kreditimit të kërkuesit të kredisë.
- Afati i shlyerjes deri në 7 vjet (84 këste mujore të barabarta).
- Periudhë grejs prej 6 muaj, sipas dëshirës.
- Norma e interesit: norma fillestare e interesit është 7,8% në nivel vjetor, fikse për dy vitet e para. Pas kalimit të dy viteve të para norma e interesit është variabile dhe arrin në 9,9% në nivel vjetor. Norma variabile e interesit ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 6.65 pikë procentuale, por jo më pak se 9,9% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit. - Kamata e vonesës do të jetë e barabartë me normën e kamatës ligjore të vonesës.
- Komisione fikse për administrimin e kredisë deri në 1,0% të shumës së kredisë ose të paktën 1,000 denarë.
Sigurimi
- Për shumat deri në 300,000 denarë, me afat shlyerjeje deri në 48 muaj, bashkë me kambialin duhet nënshkruar edhe një deklaratë kambiale nga përdoruesi i kredisë.
- Për shumat mbi 300,000 denarë, me afat shlyerjeje deri në 48 muaj, përveç kambialit, duhet siguruar edhe një garantor me aftësi kreditimi.
E drejta e përdorimit
Dokumentet e nevojshme
- Punonjësit e sektorit privat duhet të dorëzojnë fotokopje të formularëve M1-M2 dhe deklaracionet e rrogës të vërtetuara në Drejtorinë e të Hyrave Publike për 3 muajt e fundit dhe dokumentin e gjendjes korrente të firmës, i lëshuar nga Regjistri qendror.
- Bashkëngjitur me kërkesën duhen dorëzuar fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për kërkuesin e kredisë dhe garantorin.
VËREJTJE:
- Banka rezervon të drejtën për të kërkuar dokumente plotësuese për të vërtetuar validitetin e aplikacionit të dorëzuar të kredisë.
- Këstet e kredisë arrijnë në ditën e fundit kalendarike të muajit.
- Shuma e këstit mujor nuk duhet të jetë mbi 1/3 (një e treta) e të ardhurave mujore të përdoruesit të kredisë.