Kredi për pensionistët

Kredi për __pensionistët__
  • Kredi automjeti

    Посакуван износ 60.000 ден.

    Број на месеци 12

    Каматна стапка

    7.8 %

    9.9 %

    Месечен ануитет

    6.342

    5.163

    Вкупно враќате

    107.822

    63.169

    Вкупна камата

    7.822

    3.169

    * вредности за првата година

    СВТ од 7.822 %.

    *Врз висината на СВТ влијае рокот на враќање на кредитот, износот на кредитот, износот на трошоците за кредитот што се вклучени во пресметката на СВТ, интеркаларната камата и висината на номиналната каматна стапка.

  • Линкови десно

Kredi konsumatore e paraparë për pensionistët

Nëse merrni pensionin nëpërmjet Eurostandard Banka, Ju keni mundësinë e vetme për të marrë kredi konsumatore pa garantorë sipas dëshirës dhe nevojave Tuaja.

Për kredinë konsumatore instant pa garantorë mund të aplikoni duke zgjedhur sipas dëshirës ose mundësive shumën, afatin dhe mënyrën e shlyerjes së kredisë.

  • Deri në 600.000 denarë Mundësi për të fituar kredi konsumatore joqëllimore shuma e të cilës mund të arrijë deri në 600.000 denarë
  • Shlyerje deri në moshën 73 vjeçeMundësi për shlyerjen e kredisë deri në moshën 73 vjeçe.
  • Pagesë e shpejtë Pas aprovimit të kredisë mjetet mund t’i fitoni menjëherë në llogarinë Tuaj transaksione.
  • Pa garantorë Mundësi për të fituar kredi pa garantorë dhe sigurim plotësues.
  • Мaestrо - kartë debiti Gjatë aplikimit për Kredi për pensionistë, Ju do të fitoni falas kartën e debitit Maestro.

Karakteristikat e kredisë

  • Shumë maksimale deri në 600.000 denarë, varësisht aftësisë së kreditimit të kërkuesit të kredisë.
  • Afati i shlyerjes me 95 këste mujore të barabarta.
  • Norma e interesit: norma fillestare e interesit është 11,25% në nivel vjetor. Norma e interesit është variabile dhe ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 8 pikë procentuale, por jo më pak se 11,25% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit.
  • Kamata e vonesës do të jetë e barabartë me normën e kamatës ligjore të vonesës.
  • Komisione fikse për administrimin e kredisë deri në 2,0% të shumës së kredisë ose të paktën 1,000 denarë, 250,00 denarë shpenzime aplikimi.

Sigurimi

  • Për kredi deri 120,000 denarë, dëftesë borxhi me deklaratë të nënshkruar  nga Përfituesi i kredisë
  • Për kredi më të larta se 120,000 denarë, dëftesë borxhi me deklaratë të nënshkruar nga Përfituesi i kredisë dhe 1 (një) garantues kredie

E drejta e përdorimit

    • Individët shtetas të Republikës së Maqedonisë, pensionistë të cilët marrin pensionet nëpërmjet Eurostandard Banka.

Dokumentet e nevojshme

  • Individët që përdorin një kredi ose janë garantorë të një kredie tjetër në EUROSTANDARD BANKA SHA nuk mund të paraqiten në cilësinë e garantonit për një kredi tjetër.
  • Bashkëngjitur me kërkesën duhen dorëzuar fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për kërkuesin e kredisë.
VËREJTJE:
  • Banka rezervon të drejtën për të kërkuar dokumente plotësuese për të vërtetuar validitetin e aplikacionit të dorëzuar të kredisë.
  • Këstet e kredisë arrijnë në ditën e fundit kalendarike të muajit.
  • Shuma e këstit mujor nuk duhet të jetë mbi 1/3 (një e treta) e të ardhurave mujore të përdoruesit të kredisë.