Kredi konsumatore me hipotekë

Kredi konsumatore me __hipotekë__
  • Kredi automjeti
    Zgjidhni valutën
    EUR
    DEN

    Shuma e dëshiruar 30.000 den.

    Numri i muajve 12

    Norma e interesit

    7.26 %

    Anuitet mujor

    6.342

    Shuma që duhet kthyer

    107.822

    Totali i normës së interesit

    7.822

    SVТ prej 0 %.

    *Mbi normën e SVT ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë përfshirë në përllogaritjen e SVT, norma interkalare e interesit dhe shuma e normës nominale të interesit.

  • Линкови десно

Kredi konsumatore me hipotekë mbi pasurinë e paluajtshme

Investime ose para të gatshme – kredia konsumatore me vënien e një hipoteke do t’ju mundësojë që me vënien e një hipoteke mbi pasurinë e paluajtshme të siguroni mjetet financiare që Ju nevojiten.

Për kredinë konsumatore instant pa garantorë mund të aplikoni duke zgjedhur sipas dëshirës ose mundësive shumën, afatin dhe mënyrën e shlyerjes së kredisë.

  • Deri në 120,000 euro Kredia me hipotekë Ju mundëson një shumë që mund të arrijë deri në 120,000 euro sipas vlerës së denarit.
  • Deri në 20 vjet Mundësi për shlyerjen e kredisë deri në 20 vjet, sipas dëshirave dhe mundësive Tuaja.
  • Normë interesi vjetore prej 6.4% Normë e vetme interesi prej 6.4% në nivel vjetor.
  • Pagesë e shpejtë Pas aprovimit të kredisë mjetet mund t’i fitoni menjëherë në llogarinë Tuaj transaksione
  • Мaestrо - kartë debiti Gjatë aplikimit për Kredi me vënien e një hipoteke, Ju do të fitoni falas kartën e debitit Maestro.

Karakteristikat e kredisë

  • Shumë maksimale deri në 120.000 ЕUR sipas vlerës së denarit, varësisht aftësisë së kreditimit të kërkuesit të kredisë.
  • Afati i shlyerjes së kredisë  deri në 20 vjet (240 këste mujore të barabarta).
  • Norma e interesit:
    • për klientët që marrin rrogën mujore në ESB dhe për kreditë në MKD norma fillestare e interesit është 7% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 3,75 pikë procentuale, por jo më pak se 7% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
    • për klientët që nuk marrin rrogën mujore në ESB dhe për kreditë në MKD norma fillestare e interesit është 9,75% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 6,5 pikë procentuale, por jo më pak se 9,75% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
    • për klientët që marrin rrogën mujore në ESB dhe për kreditë me klauzolë në deviza norma fillestare e interesit është 6,4% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës gjashtëmujore EURIBOR, e publikuar në http://www.euribor-rates.eu/ pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 6,67 pikë procentuale, por jo më pak se 6,4% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
    • për klientët që nuk marrin rrogën mujore në ESB dhe për kreditë me klauzolë në deviza norma fillestare e interesit është 7,4% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës gjashtëmujore EURIBOR, e publikuar në http://www.euribor-rates.eu/ pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 7,67 pikë procentuale, por jo më pak se 7,4% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
      Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit.
  • Komisione për administrimin e kredisë dhe për shpenzimet e tjera të Bankës deri në 1,0% të shumës së kredisë ose të paktën 1.000,00 denarë.
  • Komisione për shlyerjen e parakohshme të kredisë deri në 2,0% të shumës së mbetur të kredisë, përveç në rastet kur klienti do të marr nga Banka një kredi të re.

Sigurimi

  • Mbi pasurinë e paluajtshme do të aktivizohet e drejta e hipotekës në favor të Bankës, në shumë prej të paktën 150% të shumës së kredisë.
  • Polica e sigurimit të pasurisë së paluajtshme mbi të cilën është vendosur hipoteka do të regjistrohet në favor të Bankës.
  • Kambial me deklaratë kambiale e nënshkruar nga përdoruesi i kredisë dhe bashkëpërdoruesit e kredisë (nëse ka të tillë). 

E drejta e përdorimit

  • Individë – shtetas të Republikës së Maqedonisë, të cilët për sigurimin e kredisë do të lejojnë hipotekë mbi pasurinë e paluajtshme që figuron në emrin e përdoruesit të kredisë ose në emrin e një individi tjetër ose subjekti juridik.

Dokumentet e nevojshme

  • Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Origjinali ose një fotokopje e vërtetuar në Noter duhet dorëzuar për kontroll, ndërsa një fotokopje e dokumentit përkatës do të mbahet për nevojat e Bankës.
  • Formularë M1-M2 me të cilët do të vërtetohet paraqitja e punonjësit në Agjencinë e punësimit, përveç për punonjësit e ndërmarrjeve publike, institucioneve shtetërore ose firmave deponuese të Bankës.
  • Dokumente plotësuese për të ardhurat plotësuese që i fiton kërkuesi i kredisë, pa marrë parasysh llojin e marrëdhënieve të punës. 
  • Deklaracionet e rrogës të vërtetuara në Drejtorinë e të Hyrave Publike për 3 muajt e fundit, përveç për punonjësit e ndërmarrjeve publike, institucioneve shtetërore dhe firmave me bonitet (lista e firmave me bonitet miratohet nga Bordi i administrimit të rreziqeve dhe u bashkëngjitet procedurave) dhe firmave deponuese të Bankës.
  • Sipas vlerësimit të punonjësit të Bankës, mund të kërkohen edhe dokumente plotësuese, siç janë dokumenti i gjendjes korrente të Punëdhënësit për firmat private, ekstrakti i llogarisë transaksione të kredikërkuesit etj.
  • Të dhëna të vërtetuara për gjendjen financiare – pjesë përbërëse e aplikacionit të kredisë ose dokumente me të cilat do të vërtetohen të ardhurat mujore të kredikërkuesit dhe bashkëkredikërkuesve (nëse ka të tillë), në formën e vërtetimit të të ardhurave mujore mesatare, që duhet lëshuar nga punëdhënësi, Kontratë qiraje e vërtetuar në Noter, Kontratë për shpërblime autoriale, Çek pensioni dhe dokumente të tjera me të cilat mund të vërtetohen të ardhurat mujore (Banka do të mbaj një kopje. 
  • Fletë pronësie (jo më e vjetër se dy javë).
  • Vlerësim i përgatitur nga një ekspert i fushës përkatëse.

 

VËREJTJE:
  • Banka rezervon të drejtën për të kërkuar dokumente plotësuese për të vërtetuar validitetin e aplikacionit të dorëzuar të kredisë.
  • Këstet e kredisë arrijnë në ditën e fundit kalendarike të muajit.
  • Shuma e këstit mujor nuk duhet të jetë mbi 1/3 (një e treta) e të ardhurave mujore të përdoruesit të kredisë.