Kredi konsumatore ekspres

Kredi konsumatore __ekspres__
  • Kredi automjeti

    Shuma e dëshiruar 30.000 den.

    Numri i muajve 12

    Norma e interesit

    7.26 %

    Anuitet mujor

    6.342

    Shuma që duhet kthyer

    107.822

    Totali i normës së interesit

    7.822

    SVТ prej 7.822 %.

    *Mbi normën e SVT ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë përfshirë në përllogaritjen e SVT, norma interkalare e interesit dhe shuma e normës nominale të interesit.

  • Линкови десно

Kredi konsumatore joqëllimore me 1 garantor

Keni nevojë për para? Kredia konsumatore Ekspres e Eurostandard Banka është një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë për financimin e të gjitha nevojave Tuaja. Ju mund të aplikoni për Kredinë konsumatore Ekspres me 1 (një) garantor, duke zgjedhur sipas dëshirës ose mundësive shumën, afatin dhe mënyrën e shlyerjes së kredisë.

Për kredinë konsumatore instant pa garantorë mund të aplikoni duke zgjedhur sipas dëshirës ose mundësive shumën, afatin dhe mënyrën e shlyerjes së kredisë

  • Deri në 180.000 denarë Mundësi për të fituar kredi joqëllimore shuma e të cilës mund të arrijë deri në 180.000 denarë, me një garantor.
  • Shlyerje fleksibile Mundësi për shlyerjen e kredisë për një periudhë prej 24, 36 ose 48 muaj, sipas dëshirave dhe mundësive Tuaja.
  • Aplikim i lehtë Mundësi aplikimi në të gjitha ekspoziturat e Eurostandard Banka.
  • Мaestrо - kartë debiti Gjatë aplikimit për Kredi konsumatore Ekspres, Ju do të fitoni falas kartën e debitit Maestro
  • Pagesë e shpejtë Pas aprovimit të kredisë mjetet mund t’i fitoni menjëherë në llogarinë Tuaj transaksione

 

Karakteristikat e kredisë

  • Shumë maksimale deri në 180.000 denarë, varësisht aftësisë së kreditimit të kërkuesit të kredisë
  • Afati i shlyerjes deri në 48 këste mujore të barabarta
  • Norma e interesit: norma fillestare e interesit është 11,25% në nivel vjetor. Norma e interesit është variabile dhe ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 8 pikë procentuale, por jo më pak se 11,25% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit.
  • Kamata e vonesës do të jetë e barabartë me normën e kamatës ligjore të vonesës
  • Komisione fikse për administrimin e kredisë deri në 2,0% të shumës së kredisë ose të paktën 1,000 denarë

Sigurimi

  • Kambial me deklaratë kambiale e nënshkruar nga përdoruesi i kredisë dhe një garantor me aftësi kreditimi.

E drejta e përdorimit

  • Individët shtetas të Republikës së Maqedonisë.
  • Individët që përdorin një kredi ose janë garantorë të një kredie tjetër në EUROSTANDARD BANKA SHA nuk mund të paraqiten në cilësinë e garantonit për një kredi tjetër.
  • Rrogat neto të kërkuesit të kredisë dhe garantorëve nuk mund të jenë nën 10,000 denarë.

Dokumentet e nevojshme

  • Punonjësit e sektorit privat duhet të dorëzojnë fotokopje të formularëve M1-M2 dhe deklaracionet e rrogës të vërtetuara në
  • Drejtorinë e të Hyrave Publike për 3 muajt e fundit dhe dokumentin e gjendjes korrente të firmës, i lëshuar nga Regjistri qendror. Bashkëngjitur me kërkesën duhen dorëzuar fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për kërkuesin e kredisë dhe garantorin.

 

VËREJTJE:
  • Banka rezervon të drejtën për të kërkuar dokumente plotësuese për të vërtetuar validitetin e aplikacionit të dorëzuar të kredisë.
  • Këstet e kredisë arrijnë në ditën e fundit kalendarike të muajit.
  • Shuma e këstit mujor nuk duhet të jetë mbi 1/3 (një e treta) e të ardhurave mujore të përdoruesit të kredisë.