Kredi konsumatore turistike

Kredi konsumatore __turistike__
  • Kredi automjeti

    Shuma e dëshiruar 30.000 den.

    Numri i muajve 12

    Norma e interesit

    7.26 %

    Anuitet mujor

    6.342

    Shuma që duhet kthyer

    107.822

    Totali i normës së interesit

    7.822

    SVТ prej 0 %.

    *Mbi normën e SVT ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë përfshirë në përllogaritjen e SVT, norma interkalare e interesit dhe shuma e normës nominale të interesit.

  • Линкови десно

Kredi konsumatore e paraparë për udhëtime turistike

Pushime verore, pushime dimërore, lundrim dhe aventura – kredia turistike ju mundëson të zgjidhni destinacionin tuaj të dëshiruar dhe të realizoni ëndrrat tuaja

  • Pa garantorë Mundësi për të fituar kredi shuma maksimale e të cilës mund të arrijë deri në 90,000 denarë, pa garantorë.
  • Shlyerje fleksibile Mundësi për shlyerjen e kredisë për një periudhë prej 12, 24 ose 36 muaj, sipas dëshirave dhe mundësive Tuaja.
  • Deri në 150.000 denarë Mundësi për të fituar kredi shuma maksimale e të cilës mund të arrijë deri në 150.000 denarë, me një garantor.
  • Aplikim i lehtë Mundësi aplikimi në të gjitha ekspoziturat e Eurostandard Banka.
  • Të gjitha agjencitë turistike Kredia turistike është paraparë për të gjitha llojet e udhëtimeve, pa dallim të agjencisë turistike dhe ofertës.
  • Мaestrо® - kartë debiti Gjatë aplikimit për Kredi turistike, Ju do të fitoni falas kartën e debitit Maestro.

 

Karakteristikat e kredisë

  • Shumë maksimale mund të jetë e barabartë me atë të profaturës së lëshuar nga Agjencia turistike dhe mund të arrij deri në 150.000 denarë.
  • Afati i shlyerjes së kredisë deri në 36 këste mujore të barabarta.
  • Norma e interesit: norma fillestare e interesit është 11,25% në nivel vjetor. Norma e interesit është variabile dhe ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 8 pikë procentuale, por jo më pak se 11,25% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit.
  • Kamata e vonesës do të jetë e barabartë me normën e kamatës ligjore të vonesës.
  • Komisione për administrimin e kredisë deri në 1,5% të shumës së kredisë ose të paktën 500 denarë.

Sigurimi

  • Kambial me deklaratë kambiale e nënshkruar nga përdoruesi i kredisë.

E drejta e përdorimit

  • Kredi turistike mund të marr çdo individ me aftësi kreditimi, me marrëdhënie të rregullta pune ose çdo pensionist që merr pensionin nëpërmjet llogarisë transaksione pranë Eurostandard Banka.

Dokumentet e nevojshme

  • Punonjësit e sektorit privat duhet të dorëzojnë fotokopje të formularëve M1-M2 dhe deklaracionet e rrogës të vërtetuara në Drejtorinë e të Hyrave Publike për 3 muajt e fundit dhe dokumentin e gjendjes korrente të firmës, i lëshuar nga Regjistri qendror.
  • Bashkëngjitur me kërkesën duhen dorëzuar fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për kërkuesin e kredisë dhe profatura e lëshuar nga Agjencia turistike përkatëse.

 

VËREJTJE:
  • Banka rezervon të drejtën për të kërkuar dokumente plotësuese për të vërtetuar validitetin e aplikacionit të dorëzuar të kredisë.
  • Këstet e kredisë arrijnë në ditën e fundit kalendarike të muajit.
  • Shuma e këstit mujor nuk duhet të jetë mbi 1/3 (një e treta) e të ardhurave mujore të përdoruesit të kredisë.