Kredi shtëpie

Kredi __shtëpie__
  • Kredi automjeti

    Посакуван износ 15.000 eur.

    Број на месеци 12

    Каматна стапка

    7.8 %

    9.9 %

    Месечен ануитет

    6.342

    5.163

    Вкупно враќате

    107.822

    63.169

    Вкупна камата

    7.822

    3.169

    * вредности за првите три години

СВТ од 0 %.

*Врз висината на СВТ влијае рокот на враќање на кредитот, износот на кредитот, износот на трошоците за кредитот што се вклучени во пресметката на СВТ, интеркаларната камата и висината на номиналната каматна стапка. Нотарските трошоци, трошоците за упис на заложното право во соодветната јавна книга, трошоци за проценка и трошоците за осигурување на заложениот недвижен имот од основни ризици не се вклучени во пресметката на СВТ и паѓаат на товар на корисникот на кредитот.

  • Линкови десно

    Apliko menjëherë!

  • Kredi për blerjen e ambienteve afariste me periudhë grejs të përfshirë

    Doni të blini shtëpi/banesë, të ndërtoni shtëpi ose të keni shtëpinë tuaj? Produkti me emrin kredi shtëpie i eurostandard banka do të sigurojë përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja, me kushte financimi të favorshme dhe periudhë grejs prej 1 viti

    • Deri në 150,000 euro Produkti me emrin Kredi shtëpie Ju mundëson një shumë që mund të arrijë deri në 150,000 euro sipas vlerës së denarit.
    • Qëllimi Shtëpi ose banesë, objekt i ri ose ndërtim plotësues-zgjidhni vetë.
    • Normë interesi vjetore prej 5,0% Normë e vetme interesi prej 5,0% në nivel vjetor
    • Deri në 25 vjet Mundësi për shlyerjen e kredisë deri në 25 vjet, sipas dëshirave dhe mundësive Tuaja.
    • Periudha grejs Me produktin me emrin Kredi shtëpie Ju fitoni edhe mundësinë për të pasur periudhë grejs prej 1 viti.

    Karakteristikat e kredisë

    • Shumë maksimale deri në 150.000 ЕUR, varësisht aftësisë së kreditimit të kërkuesit të kredisë.
    • Afati i shlyerjes së kredisë deri në 25 vjet, 300 këste mujore të barabarta.
    • Periudhë grejs – mundësi për të pasur periudhë grejs prej 1 viti.
    • Norma e interesit
      • për klientët që marrin rrogën mujore në ESB norma fillestare e interesit është 6,5% për MKD, fikse për dy vitet e para. Pas kalimit të dy viteve të para norma e interesit është variabile dhe arrin në 8,5% në nivel vjetor. Norma variabile e interesit ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 4.75 pikë procentuale, por jo më pak se 8% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
      • për klientët që nuk marrin rrogën mujore në ESB norma fillestare e interesit është 6,9% për MKD në nivel vjetor, fikse për dy vitet e para. Pas kalimit të dy viteve të para norma e interesit është variabile dhe arrin në 8,5% në nivel vjetor. Norma variabile e interesit ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 5.25 pikë procentuale, por jo më pak se 8,5% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
      • për klientët që marrin rrogën mujore në ESB dhe për kreditë me klauzolë në deviza norma fillestare e interesit është 5% në nivel vjetor, fikse për dy vitet e para. Pas kalimit të dy viteve të para norma e interesit është 7,4% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës gjashtëmujore EURIBOR, e publikuar në http://www.euribor-rates.eu/ pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 7,67 pikë procentuale, por jo më pak se 7,4% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
      • për klientët që nuk marrin rrogën mujore në ESB dhe për kreditë me klauzolë në deviza norma fillestare e interesit është 5,9% në nivel vjetor, fikse për dy vitet e para. Pas kalimit të dy viteve të para norma e interesit është 7,9% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës gjashtëmujore EURIBOR, e publikuar në http://www.euribor-rates.eu/ pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 8,17 pikë procentuale, por jo më pak se 7,9% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës.
        Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit;
    • Kamata e vonesës do të jetë e barabartë me normën e kamatës ligjore të vonesës.
    • Komisione për administrimin e kredisë deri në 1,0% të shumës së kredisë ose të paktën 1.000,00 denarë
    • Komisione për shlyerjen e parakohshme të kredisë deri në 2,0% të shumës së mbetur të kredisë, përveç në rastet kur klienti do të marr nga Banka një kredi të re.

    Sigurimi

    • Mbi banesën ose shtëpinë do të aktivizohet e drejta hipotekës në favor të Bankës, në shumë prej 120%-150% të shumës së kredisë.
    • (Në rastet kur shitësi i pasurisë së paluajtshme ka marrë nga Eurostandard Banka një kredi, vlera e pasurisë mbi të cilën do të vendoset hipoteka duhet të jetë të paktën 120% të shumës së kredisë, ndërsa vlera e pasurive të tjera mbi të cilat do të vendoset hipoteka duhet të jetë të paktën 150% të shumës së kredisë).
    • Polica e sigurimit të pasurisë së paluajtshme mbi të cilën është vendosur hipoteka do të regjistrohet në favor të Bankës.
    • Kambial me deklaratë kambiale e nënshkruar nga përdoruesi i kredisë dhe bashkëpërdoruesit e kredisë (nëse ka të tillë). 

    E drejta e përdorimit

    • Individë – shtetas të Republikës së Maqedonisë, të cilët për sigurimin e kredisë do të lejojnë hipotekë mbi pasurinë e paluajtshme që figuron në emrin e përdoruesit të kredisë ose në emrin e një individi tjetër ose subjekti juridik.

    Dokumentet e nevojshme

    • Fletë pronësie ose Fletë regjistrimi
    • Vlerësim i përgatitur nga një ekspert i fushës përkatëse
    • Dokumentacion me të cilin do të vërtetohen të ardhurat mujore të kërkuesit të kredisë dhe bashkëkërkuesve (nëse ka të tillë), në formën e vërtetimit të të ardhurave mujore mesatare, që duhet lëshuar nga punëdhënësi, Kontratë qiraje e vërtetuar në Noter (Banka do të mbaj një kopje të kontratës), Kontratë për shpërblime autoriale (Banka do të mbaj një kopje të kontratës), Çek pensioni (Banka do të mbaj një kopje të çekut) dhe dokumente të tjera me të cilat mund të vërtetohen të ardhurat mujore. 
    • Dokument identifikimi për bashkëshortin/bashkëshorten (kartë identiteti ose pasaportë), . Origjinali ose një fotokopje e vërtetuar në Noter duhet dorëzuar për kontroll, ndërsa një fotokopje e dokumentit përkatës do të mbahet për nevojat e Bankës.
    • Të dhëna për shitësin e pasurisë së paluajtshme (profaturë dhe para-kontratë shitblerjeje). 

    VËREJTJE:
    • Banka rezervon të drejtën për të kërkuar dokumente plotësuese për të vërtetuar validitetin e aplikacionit të dorëzuar të kredisë.
    • Këstet e kredisë arrijnë në ditën e fundit kalendarike të muajit.
    • Shuma e këstit mujor nuk duhet të jetë mbi 1/2 (gjysma) e të ardhurave mujore të përdoruesit të kredisë.