Kredi promocionale për shtëpi

Kredi __promocionale për shtëpi__
  • Kredi automjeti

    Посакуван износ 15.000 eur.

    Број на месеци 12

    Каматна стапка

    7.8 %

    9.9 %

    Месечен ануитет

    6.342

    5.163

    Вкупно враќате

    107.822

    63.169

    Вкупна камата

    7.822

    3.169

    * вредности за првите три години

СВТ од 0 %.

*Врз висината на СВТ влијае рокот на враќање на кредитот, износот на кредитот, износот на трошоците за кредитот што се вклучени во пресметката на СВТ, интеркаларната камата и висината на номиналната каматна стапка. Нотарските трошоци, трошоците за упис на заложното право во соодветната јавна книга, трошоци за проценка и трошоците за осигурување на заложениот недвижен имот од основни ризици не се вклучени во пресметката на СВТ и паѓаат на товар на корисникот на кредитот.

  • Линкови десно

    Apliko menjëherë!

  • Kredi për blerje të pasurive të paluajtshme me klauzolë në Euro

    Kredi e re për blerje shtëpie/banese e Bankës Eurostandard, me normë vjetore interesi prej 2,9% për dy vitet e para

    • 150.000 Euro Mundësi për të marrë një kredi deri në 150.000 Euro, në vlerën e denarit
    • 30 vjet Mundësi për të kthyer kredinë për një periudhë deri në 30 vite, sipas nevojave dhe dëshirave Tuaja
    • Periudha grejs Me kredinë për blerje shtëpie Ju do të fitoni edhe mundësinë për periudhë grejs deri në 1 vit
    • 2,9% në nivel vjetor Normë interesi fikse për 3 vitet e para prej vetëm 2,9% në nivel vjetor
    • Qëllimi Blerje të pasurive të paluajtshme nga kompanitë me të cilat Banka ka bashkëpunim afarist
    • Rifinancim Mundësi rifinancimi pa pagesa shtesë

    Karakteristikat e kredisë

    • Shumë maksimale deri në 150.000,00 Euro, varësisht aftësisë së kreditimit të kërkuesit të kredisë
    • Afat kthimi deri në 30 vite, 360 anuitete mujore të barabarta
    • Periudhë grejs – mundësi për të fituar periudhë grejs deri në 1 vit
    • Norma e interesit: për klientët që marrin rrogën mujore në ESB dhe për kreditë me klauzolë në deviza norma fillestare e interesit është 2.9% në nivel vjetor, fikse për tre vitet e para. Pas kalimit të tre viteve të para norma e interesit është 6,9% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës gjashtëmujore EURIBOR, e publikuar në http://www.euribor-rates.eu/ pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 7,17 pikë procentuale, por jo më pak se 6,9% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit
    • Kamatë vonese e barabartë me kamatën e paraparë me ligj
    • Pagesa plotësuese
    • Pagesa plotësuese
      • 150 denarë për aplikimin
      • deri në 1,0%, komision fiks që paguhet në fillim për administrimin e kredisë ose të paktën 1.000,00 denarë
    • Pa pagesa shtesë për kthimin e parakohshëm të kredisë

    Sigurimi

    • E drejtë hipotekare, hipotekë mbi një pasurie paluajtshme në favor të Bankës, me një vlerë minimale prej 120% të vlerës së kredisë
    • Policë sigurimi për pasurinë mbi të cilën është vendosur hipoteka, e regjistruar në favor të Bankës
    • Kambial me deklaratë kambiale e nënshkruar nga përdoruesi i kredisë dhe bashkëpërdoruesit e kredisë (nëse do të ketë të tillë)

    E drejta e përdorimit

    • Individët që do të blejnë pasuri të paluajtshme nga kompanitë me të cilat Banka ka bashkëpunim afarist
    • Individët shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët për sigurimin e kredisë do të vendosin hipotekë mbi një pasuri tjetër të paluajtshme
    • Klientët të cilët marrin rrogat mujore në Bankën Eurostandard

    Dokumentet e nevojshme

    • Fletë pronësie ose fletë regjistrimi
    • Vlerësimi i një eksperti të autorizuar
    • Dokumente me të cilat do të vërtetohen të ardhurat mujore të kërkuesit të kredisë dhe bashkëkërkuesve (nëse ka të tillë), në formën vërtetimit të të ardhurave mujore mesatare , i lëshuar nga ana e punëdhënësit, kontratë qiraje e vërtetuar në noter (Banka do të bajë një kopje të kontratës), kontratë për pagesat autoriale (Banka do të mbajë një kopje të kontratës), çek pensioni (Banka do të mbajë një kopje të çekut) dhe dokumente të tjera, me të cilat do të vërtetohen të ardhurat mujore
      Dokument identifikimi (kartë identitet ose pasaportë) për bashkëshortin. Origjinali i dokumentit ose një kopje e vërtetuar në noter duhet dorëzuar për kontroll, ndërsa në dosjen e rastit do të mbahet një kopje e zakonshme
    • Të dhëna për shitësin e pasurisë së paluajtshme (profaturë, parakontratë shitblerjeje)