Кredi automobilistike konsumatore

Кredi __automobilistike__ konsumatore
  • Kredi automjeti

    Shuma e dëshiruar 600.000 den.

    Numri i muajve 12

    Norma e interesit

    7.26 %

    Anuitet mujor

    6.342

    Shuma që duhet kthyer

    107.822

    Totali i normës së interesit

    7.822

    SVТ prej 0 %.

    *Mbi normën e SVT ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë përfshirë në përllogaritjen e SVT, norma interkalare e interesit dhe shuma e normës nominale të interesit.

  • Линкови десно

Кredi për blerjen e një automjeti

I ri ose i përdorur, kredi automjeti e paraparë për blerjen e një automjeti që do të plotësojë nevojat tuaja dhe do të përputhet me buxhetin tuaj. Automjetin tuaj mund ta fitoni pa garantorë

  • Pjesëmarrje minimaleKredi që do t’ju mundësojë me një pjesëmarrje minimale deri në 20% ta siguroni automjetin Tuaj
  • Çdo lloj automjeti Mundësi për të blerë një automjet të ri ose të përdorur, të cilësdo markë nga cilido shitës.
  • Deri në 84 muaj Mundësi për shlyerjen e kredisë 84 muaj, në përputhje me dëshirat dhe mundësitë Tuaja.
  • Pa garantorë Pa garantorë dhe sigurime plotësuese në rastet e aplikimit për kredi automjeti.
  • Beneficionet Beneficione plotësuese gjatë blerjes së automjeteve, që mund të përdoren për qëllime udhëtimi ose komerciale.

Karakteristikat e kredisë

  • Shumë maksimale prej 2,000,000 denarë.
  • Afati i shlyerjes së kredisë deri në 84 anuitete të njëjta mujore.
  • Norma e interesit
    • norma fillestare e interesit është 10,5% në nivel vjetor për MKD. Kjo normë është variabile dhe ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 7.25 pikë procentuale, por jo më pak se 10,5% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit. Kjo normë interesi do të zbatohet në rast se shuma e kredisë do të jetë 80% e shumës së automjetit (sipas shumës së faturës), varësisht aftësisë kreditore, ndërsa shuma e anuiteteve mujore nuk mund të kalojë mbi 1/2 (gjysma) e rrogës së përdoruesit të kredisë dhe bashkëpërdoruesve të kredisë;
    • për kreditë me klauzolë në deviza norma fillestare e interesit është 8% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës gjashtëmujore EURIBOR, e publikuar në http://www.euribor-rates.eu/ pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 8,27 pikë procentuale, por jo më pak se 8% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit. Kjo normë interesi do të zbatohet në rast se shuma e kredisë do të jetë 80% e shumës së automjetit (sipas shumës së faturës), varësisht aftësisë kreditore, ndërsa shuma e anuiteteve mujore nuk mund të kalojë mbi 1/2 (gjysma) e rrogës së përdoruesit të kredisë dhe bashkëpërdoruesve të kredisë;
    • norma fillestare e interesit është 10% në nivel vjetor për MKD. Kjo normë është variabile dhe ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 6,75 pikë procentuale, por jo më pak se 10% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit. Kjo normë interesi do të zbatohet në rast se shuma e kredisë do të jetë 79% deri në 50% e shumës së automjetit (sipas shumës së faturës), varësisht aftësisë kreditore, ndërsa shuma e anuiteteve mujore nuk mund të kalojë mbi 1/2 (gjysma) e rrogës së përdoruesit të kredisë dhe bashkëpërdoruesve të kredisë;
    • për kreditë me klauzolë në deviza norma fillestare e interesit është 7,9% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës gjashtëmujore EURIBOR, e publikuar në http://www.euribor-rates.eu/ pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 8,17 pikë procentuale, por jo më pak se 7,9% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit. Kjo normë interesi do të zbatohet në rast se shuma e kredisë do të jetë 79% deri në 50% e shumës së automjetit (sipas shumës së faturës), varësisht aftësisë kreditore, ndërsa shuma e anuiteteve mujore nuk mund të kalojë mbi 1/2 (gjysma) e rrogës së përdoruesit të kredisë dhe bashkëpërdoruesve të kredisë;
    • norma fillestare e interesit është 9,5% në nivel vjetor për MKD. Kjo normë është variabile dhe ndryshon sipas ndryshimeve të normës referente të interesit e publikuar në ueb faqen www.nbrm.mk pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 6,25 pikë procentuale, por jo më pak se 9,5% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit. Kjo normë interesi do të zbatohet në rast se shuma e kredisë do të jetë nën 50% e shumës së automjetit (sipas shumës së faturës), varësisht aftësisë kreditore, ndërsa shuma e anuiteteve mujore nuk mund të kalojë mbi 1/2 (gjysma) e rrogës së përdoruesit të kredisë dhe bashkëpërdoruesve të kredisë;
    • për kreditë me klauzolë në deviza norma fillestare e interesit është 7,5% në nivel vjetor. Kjo normë ndryshon sipas ndryshimeve të normës gjashtëmujore EURIBOR, e publikuar në http://www.euribor-rates.eu/ pas kalimit të gjashtëmujorit (30.06. dhe 31.12.), e rritur për + 7,77 pikë procentuale, por jo më pak se 7,5% në nivel vjetor dhe jo më shumë se norma e kamatës ligjore të vonesës. Norma e interesit harmonizohet dy herë në vit, pas kalimit të gjashtëmujorit. Kjo normë interesi do të zbatohet në rast se shuma e kredisë do të jetë nën 50% e shumës së automjetit (sipas shumës së faturës), varësisht aftësisë kreditore, ndërsa shuma e anuiteteve mujore nuk mund të kalojë mbi 1/2 (gjysma) e rrogës së përdoruesit të kredisë dhe bashkëpërdoruesve të kredisë;
  • Kamata e vonesës do të jetë e barabartë me normën e kamatës ligjore të vonesës.
  • Komisione për administrimin e kredisë deri në 1,5% të shumës së kredisë.

Sigurimi

  • Mbi automjetin do të aktivizohet e drejta hipotekës në favor të Bankës.
  • Sigurimi KASKO do të aktivizohet në favor të Bankës dhe do të vlejë gjatë gjithë kohës së shlyerjes së kredisë.
  • Kambial me deklaratë kambiale e nënshkruar nga përdoruesi i kredisë. 

E drejta e përdorimit

  • Individë – shtetas të Republikës së Maqedonisë
  • Rrogat neto të kërkuesve të kredisë dhe garantorëve nuk duhet të jenë nën 10,000 denarë.

Dokumentet e nevojshme

  • Profaturë për automjetin që duhet blerë
  • Vërtetim rroge në emër të përdoruesit të Kredisë
  • Vërtetim lidhur me pagimin e pjesëmarrjes
  • Dokument sigurimi

VËREJTJE:
  • Banka rezervon të drejtën për të kërkuar dokumente plotësuese për të vërtetuar validitetin e aplikacionit të dorëzuar të kredisë.
  • Këstet e kredisë arrijnë në ditën e fundit kalendarike të muajit.
  • Shuma e këstit mujor nuk duhet të jetë mbi 1/2 (gjysma) e të ardhurave mujore të përdoruesit të kredisë.